Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

VIDEO/ Berisha: Pyetje asgjesuese për ata që për ligje kanë vullnetin e padronit të tyre Edi Rama

14:33, 23/05/2024
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar mbi deklaratat skandaloze të kreut të ILD-së, Artur Metani në Komisionin e Ligjeve, ku pranoi se ka shkelur ligjin përsa i përket respektimit të afateve ndaj ankesave të qytetarëve, për këtë institucion të rëndësishëm të drejtësisë.

'Ligji ka parashikuar afate dhe afatet janë shkelur', deklaroi drejtuesi i ILD-së, Metani pas pyetjes së deputetes demokrate, Elda Hoti. 

Pyetje asgjesuese për ata që për ligje kanë vullnetin e padronit të tyre Edi Rama’, shkruan Berisha në Facebook.

Seanca pyetje-përgjigje në Komisionin e Ligjeve:

Hoti: Zoti Metani, ka qytetarë që i drejtohen ILD-së me ankesa dhe pretendojnë se nuk respektohen afatet. Nëse kjo është e vërtetë lindin dyshime mbi autoritetin e ILD-së dhe nëse ILD shkel ligjin çfarë mund të pritet nga gjyqtarët për shkeljen e afateve. Dhe pyetja ime është a keni afate të përcaktuara në ligj lidhur me ankesat që vijnë nga qytetarët dhe a i keni kaluar ndonjëherë këto afate?

Metani: Ligji ka parashikuar afate dhe afatet janë shkelur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco