VIDEO/ Veliaj korrupsion me plehrat e Kamzës, PLUG publikon skandalin e ri me djegësin

14:48, 23/05/2024
A+ Aa A-

Emisioni “plug” në Syri Tv publikoi të tjera fakte nga afera e mbetjeve në landfillin e Sharrës në Tiranë, ku është I përfshirë kryebashkiaku Erion Veliaj. Në program u sollën fakte sesi për disa vite me radhë, me buxhetin e bashkisë së Tiranës, është paguar tarifa 29 euro për ton për depozitimin e mbetjeve të bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës.

Bashkia Kamëz e drejtuar nga Rakip Suli, ka pasur një kontratë konensionare për 12 vjet me kompaninë Alko Impex në pronësi të familjarëve të ish-deputetit të PS Sadri Abazi. Sipas kontratës koncensionare që kapte vlerën e rreth 13 milionë eurove, kompania Alko Impex merrte përsipër pastrimin e qytetit për 12 vjet dhe ndërtimin e një stacioni për depozitimin e mbetjeve urbane. Por që në fillim të kontratës koncensionare, Alkoimpex nuk e ndërtoi stacionin e depozitimit të mbetjeve.

Këto të fundit I depozitoi për katër vite radhazi në landfillin e sharrës. Po sipas kontratës, përcaktohej se kompania Alkoimpex o të do të duhet të paguante vetë tarifën e depozitimit të mbetjeve të bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës. Por nuk ka ndodhur kështu. Kompania Alko Impex, që tashmë është tërhequr nga kontrata koncensionare me bashkinë Kamëz, plehrat e Rakip Sulit ia faturonte Erion Veliajt.

Pra, me buxhetin dhe taksat e qytetarëve të Tiranës, për katër vjet Erion Veliaj ka paguar depozitimin e mbetjeve të bashkisë Kamëz në landfillin e sharrës. Vlera totale që bashkia Tiranë ka paguar për kompaninë e inceneratorit të sharrës për llogari të Rakip Sulit është rreth 6 milionë euro. Emisioni Plug, publikoi të dhëna dhe emaile ekskluzive që faktojnë se Erion Veliaj ishte në dijeni që gjatë periudhës 2019 deri në vitin 2023 me taksat e qytetarëve të Tiranës paguante edhe për depozitimin e plehrave të Kamzës në landfillin e Sharrës.

Më datën 29 mars të vitit 2019, Namik Simixhiu I dërgon nje email shtetases Denisa Tollkuçi pasi në portën hyrëse të inceneratorit ishte bllokuar mjeti I kompanisë Alko Impex dhe nuk po lejohej të shkarkonte mbetjet. 2 orë më pas Tollkuçi I shkruan për këtë problematikë Klodian Zotos. Në një tjetër email Zoto I shkruan Tollkucit se kamioni I Alko Impex në bashkinë kamëz, nuk do lejohej të hynte. Bashkia Tiranë vihet në dijeni në Mars të vitit 2019 se kompania Alko Impex depozitonte mbetjet e Bashkisë Kamëz si mbetje të Bashkisë Tiranë e për rrjedhojë ajo sasi I faturohej dhe paguhej nga kjo e fundit.

Edhe pse e njoftuar nga koncensionari, Bashkia nuk ndërmerr asnjë masë. Alko Impex vazhdon të ketë në fuqi si kontratën koncensionare të Kamzës ashtu dhe kontratën e lidhur me Bashkinë Tiranë për pastrim e saj. Në 17 nëntor të vitit 2020, 20 muaj më pas transmetohet emisioni INSIDE STORY. Në këtë emision publikohen pamje sesi mjetet e kompanisë Alko Impex marrin mbetjet në kamëz dhe më pas I depozitojnë ato në Sharrë si mbetje të Kombinatit. I vënë nën presion, pasi afera u bë publike Erion Veliaj detyron Taulant Tushën t’i drejtohet koncensionarit pasi mund të kishin pasoja penale.

Më datën 25.11.2020, Taulant Tusha i drejtohet me shkresë zyrtare kompanisë Integrated Energy BV SPV dhe për dijeni kompanisë Alko Impex, duke i kërkuar që plehrat e Kamzës mos ti faturoheshin më bashkisë Tiranë. Pra shkresa e dërguar nga Drejtori i Përgjithshëm i Punëve publike Taulant Tusha nuk po gjente zbatim pasi Klodian Zoto për depozitimet e kompanisë Alko Impex do duhej të diskutonte me NIVELE ME TË LARTA në Bashkinë e Tiranës.

Deri më tani sipas dokumentacionit dhe email-eve që bëmë publike, faktohet se Erion Veliaj kishte dijeni të plotë se kompania Alko Impex nuk paguante për depozitimin e mbetjeve të Bashkisë Kamëz dhe jepte informacion të rremë në fletët e depozitimit duke i faturuar të gjitha për llogari të Bashkisë Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco