SYRI TV/ Veliaj tendera të dyshimtë Qefaliajt, 6 kompani u skualifikuan nga gara

14:47, 23/05/2024
A+ Aa A-

Kryebashkiaku I Tiranës Erion Veliaj duket se nuk është kursyer, kur ka dhënë tendera e punë publike për kompanitën e vartësve të tij. Në vitin 2018, Bashkia e Tiranës, shpalli tenderin me obkjekt: Rikonstruksioni I shkollës së mesme së bashkuar “Ymer Lala” në Surrel. Vlera e fondit limit të këtij tenderi ishte 45 832 598 lekë pa tvsh.

Në garë për tenderin u futën 7 kompani, mes të cilëve ishte dhe kompania “Dajti Park 2007”, në pronësi të familjarëve të Kujtim Qefalisë. Kjo kompani 135uditërisht u shpall fituese e tenderit duke ofruar ofertën e 44 339 123 lekë pa tvsh, apo rreth 99% të vlerës së fondit limit.

Në total për rikonstruksionin e kësaj shkolle kompania e Familjes Qefalia përfitoi 53 206 958 lekë me tvsh nga taksat e qytetarëve. Por ky tender, është sinjalizuar që në vitin 2018 si problematik. Sipas Open Data Albania, tenderi është klasifikuar me falmur të kuq, për shkak se nga gara bashkia e Tiranës skualifikoi të gjithë operatorët e tjerë ekonomik. Ajo që vihet re gjithashtu në këtë tender, se fituesi mund të ketë qenë I paracaktuar, është fakti se asnjë prej operatorëve të tjerë ekonomik, nuk bari ankim për prokurimin.

Dyshimet se bashkia e Tiranës drejtuar nga ERion Veliaj ka parcaktuar fituesin në këtë tender, ngrihen edhe për faktin, se disa nga operatorët ekonomik që morën pjesë në garë për rikonstruksionin e shkollës, ofruan oferta ekonomike në vlerë deri në 80 mijë euro më pak se kompania që u shpall fituese, Dajti Park. Por edhe operatorët e tjerë në garë, kanë ofruar vlera më të ulëta se Dajti Park për të kryer rikonstruksionin e shkollës, por bashkia e Tiranës zgjodhi pikërisht kompaninë e familjes Qefalia e cila ofroi vlerën pothuajse sa fondi limit për këtë prokurim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco