VIDEO/ Studentët e mjekësisë vazhdojnë bojkotin, protestuesja: Nuk e dini se çfarë kemi kaluar ne këto 6 vite

10:22, 06/10/2023
A+ Aa A-

Studentët e Mjekësisë vijuan sot me bojkotin e autidoreve për të kundërshtuar punësimin e detyruar pas diplomave.

Studentët vijojnë prej një jave bojkotin, ndërsa sot paralajmëruan përshkallëzim të lëvizjes.

Gjatë protestës, një nga studentet e mjekësisë u përlot teksa përmende të gjitha vështirësitë që kanë kaluar në gjashtë vite studime.

"Unë jam studente e vitit të gjashtë dhe ndihem sikur gjashtë vite më ikën dëm, por dua t'i shpreh një falënderim të veçantë të gjithë atyre që sapo kanë futur këmbët në universitet dhe po na bashkohen, edhe pse ata nuk e din se çfarë të zezash kemi kaluar në këto vite", u shpreh ajo.

Studentët e shohin ligjin si anti-kushtetues dhe anti-demokratik dhe e kundërshtojnë me forcë ndalimin e dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco