‘Terroristët do maskoheshin si ushtarë të KFOR-it’/ Intervista e Sveçlës në SYRI TV bën bujë në Kosovë

‘Terroristët do maskoheshin si ushtarë të KFOR-it’/ Intervista e Sveçlës në SYRI TV bën bujë në Kosovë

09:50, 06/10/2023
A+ Aa A-

Intervista e ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla për gazetaren Armela Ferko në SYRI TV, ka bërë shumë bujë në mediat kosovare.

Dhjetëra media i kanë bërë jehonë deklaratave të Sveçlës.

Mes tyre spikasin media si KOHA, Nacionale, Express, Telegrafi, Insajderi, etj.

Gjatë intervistës, Sveçla deklaroi se trupat terroriste ishin të pajisur edhe me uniforma të KFOR-it, duke thënë se ky skenar mund të ripërsëritet.

“Për këtë neve kemi dëshmi edhe të fletëpranimeve, fletëdorëzimeve të këtyre armëve dhe duke qenë se ky plan përfshinte edhe një element jashtëzakonisht të rrezikshëm, ai ishte se disa nga veturat, nga 30 që u futën në Kosovë, kishin stikersa me shenjën e KFOR-it, kishin edhe uniforma të KFOR-it italian dhe kishin diku rreth 24 armë me silenciator që do të thotë se ata ishin të gatshëm të maskoheshin si pjesëtarë të KFOR-it dhe të ekzekutonin pjesëtarët e policisë, me ç’rast tensionet do të rriteshin në një pikë ku realisht nuk do të dihej se kush në kë po shtie”, tha Sveçla.

INTERVISTA E PLOTE

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco