KAFE SHQETO/ Vdekja e 3-vjeçarit, mjeku Petraj: Më duket anormale ndërhyrja te kaq shumë dhëmbë

09:48, 06/10/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në SYRI TV për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë që ndodhi pas humbjes së jetës së fëmijës 3-vjeçar pas heqjes së dhëmbëve në një klinikë dentare, ishte mjeku Edmond Petraj.

Mjeku është shprehur se ky është një rast shumë i rëndë dhe fjalën e fundit mbi këtë ngjarje e ka mjekësia ligjore, është ajo që do të përcaktojë se cili ishte shkaku i humbjes së jetës së fëmijës.

"Nëse ka një raport ekspertimi të gabuar, familjarët duhet ta denoncojnë dhe të mbajnë përgjegjësi të gjithë atë që kanë bërë këtë raport mbi vdekjen tragjike të fëmijës.

Më duket anormale që një fëmijë tre vjeç t'i hiqen 7-8 dhëmbë në një herë pasi kjo krijon hematoma dhe problematika të tjera dhe nuk më duket normale, por edhe prindërit do të ishte e mira që ta ndalonin këtë gjë.

Sa i përket problemeve në punën e mjekut, këta do ta nxjerrë mjekësia ligjore, rasti është shumë i rëndë sepse kemi të bëjmë me jetën e një fëmije të pafajshëm që shkoi për t'u kururar te mjeku, por ne do të mbesim në raportin përfundimtar të mjekësisë ligjore.

Në këtë profesion, duhet që kujdesi duhet të jetë i lartë pasi kemi të bëjmë me jetë njerëzish, por zbardhja e plotë e ngjarjes do të dalë pas ekspertizës dhe aty do të dalin të gjithë konkluzionet, dhe për momentin pa dalë raporti, duhet të mos e paragjykojmë, por në momente të tilla dhe fjalën janë shumë të vështira për të shprehur në këtë situatë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco