‘Politico’ nxjerr blof Ramën: E thirrën në samit për të diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm

‘Politico’ nxjerr blof Ramën: E thirrën në samit për të diskutuar mbi emigracionin e paligjshëm

09:42, 06/10/2023
A+ Aa A-

Portali i njohur ndërkombëtar, ‘Politico’, nxjerr blof kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Ky i fundit tentoi ta shesë në mediat e tij, samitin e Granadës në Spanjë, si një aktivitet ku ai kishte një peshë të rëndësishme për shkak të situatës në rajon.

Por edhe pse ylli i samitit ishte Vjosa Osmani, Rama paraqiti tjetër panoramë në mediat proqeveritare.

Megjithatë, portali ‘Politico’ thekson se Rama ishte thirrur në samit për çështjen e emigracionit të paligjshëm.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, madje zhvilloi një takim të posaçëm me kryeministrat e Italisë, Holandës dhe Shqipërisë, në praninë e drejtueses së Komisionit Europian.

Portali shkruan se ishte vetë Macron që bëri me dije se ‘takimi mes Sunak, Melonit dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dha premtime për të rritur bashkëpunimin për ndarjen e informacionit dhe operacionet antitrafik në vendet e transitit dhe nisjes’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco