Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

Berisha: Çmimet e apartamenteve në Tiranë, të tretat më të lartat në Europë

Berisha: Çmimet e apartamenteve në Tiranë, të tretat më të lartat në Europë

18:45, 04/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, denoncoi sërish problemin e çmimeve të larta të apartamenteve në Tiranë. Ai publikoi edhe një shkrim të gazetarit Klodian Tomorri në lidhje me këtë çështje.

POSTIMI I PLOTË

Çmimet e apartamenteve në Tiranë, të tretat më të lartat në Europë

Shkaku: Taksat më të larta mbi ndërtimin dhe gjobat më të larta nga Erion Veliaj mbi ndërtuesit, të cilat këta të fundit i pasqyrojnë me rritje stratosferike të çmimit për metër katror. Pra çdo gjë paguhet nga qytetari dhe vetëm  qytetari, i cili nuk arrin as me rrogën e 60 viteve të blej një apartament në Tiranë. Ndaj dhe ikën nga Shqipëria.

Lidhur me këtë problem ju ftoj të lexoni artikullin e gazetarit Klodian Tomorri.

Tallja e madhe me qytetarët

Nga Klodian Tomorri

Kryeministri Edi Rama u shfaq i ashpër me ndërtuesit para kamerave. Duke i akuzuar për evazion dhe nëndeklarim të çmimeve të shitjes, kryeministri tha se nuk do të tërhiqet kurrë nga referencat e rritura. Duke parë këtë shfaqje shumë mund të kenë menduar se qeveria po u shtrëngon rripin oligarkëve të ndërtimit. Por ky është një teatër edhe një tallje e madhe.

Taksat e rritura në ortek nuk do t’i paguajnë ndërtuesit. Ato do të paguhen deri në qindarkën e fundit nga qytetarët shqiptarë.

Janë qytetarët që do të paguajnë 8 për qindëshin mbi referencën e rritur, sa herë që blejnë një banesë. Janë qytetarët që do të paguajnë 15 për qindëshin e fitimit kapital mbi referencën e rritur, sa herë që shesin një banesë. Po kështu, janë qytetarët ata që do të paguajnë taksën e rritur të pronave si pasojë e dyfishimit të shkallës tatimore dhe rritjes së bazës referenciale mbi të cilën llogaritet ajo.

Me pak fjalë, ato 400 milionë euro shtesë në vit që do të paguhen si taksa mbi pronën dhe sigurim i detyrueshëm për tërmetin do të paguhen të gjitha nga qytetarët.

Kur zoti Rama u bërtet ndërtuesve para kamerave se referencat nuk do të ndryshojnë, ai e di shumë mirë se barrën po ja u ngarkon familjeve. Kur u bërtet për strehimin social po ashtu.

I vetmi risk që kanë ndërtuesit nga rritja e taksave është ai se rritja e çmimeve nga taksa do ta çojë ekuilibrin e tregut në një pikë më lart. Atje ku kërkesa është më e vogël dhe çmimi më i lartë.

Pra, ky është risku i vetëm i ndërtuesve. Që ata nuk do shesin kaq shumë sa shesin tani, por më pak. Ose ndryshe që nuk do të fitojnë kaq shumë. Ndërsa ata që humbin para nga xhepat janë qytetarët. Jo pak, por 400 milionë euro në vit sipas llogarive të vetë qeverisë.

Dhe që kjo të bëhet e pranueshme për publikun, duhej edhe ky teatri i sotëm. Ai ku kryeministri ja u ‘mblodhi’ ndërtuesve me të bërtitura. Dhe në teatër të gjithë janë në rol. Ndërtuesit bëjnë sikur po i paguajnë ata taksat e rritura. Ndërsa kryeministri bën sikur po u merr shpirtin të pasurve për të mirën e qytetarëve.

Por kjo është kaq banale. Ashtu siç është banal edhe fakti tjetër. Një kryeministër që bërtet për evazion në vitin e tij të 10-të në pushtet./Kapitali. Al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco