‘Kosova, toka e askujt’/ Zhulali: Deklaratat e Ramës në favor të krijimit të ‘botës serbe’

18:19, 04/10/2023
A+ Aa A-

E ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilda Zhulali ka komentuar ashpër deklaratën skandaloze të kryeministrit Edi Rama për prestigjiozen Financi, duke e quajtur Kosovën, tokë e askujt.

Zhulali theksoi se kjo është e prapecedent dhe skandaloze pasi është deklarata e tretë brenda një kohe shumë të shkurtër që shkon në favor të Serbisë të mbështetur nga Rusia, për të jetësuar atë që njihet si ‘bota serbe’.

Ekspertja shtroi pyetjen se kryeministri Rama i kujt është në këtë rast dhe tha se duhet të thirret urgjentisht nga Parlamenti i Shqipërisë, në këtë rast edhe nga mazhoranca socialiste të cilët kanë edhe përgjegjësi shtetërore.

Zhulali: Është e prapecendentë dhe një deklaratë skandaloze dhe unë do të shtroja pyetjen jo Shqipëria i kujt është por kryeministri i kujt është? Ky nuk është më Kryeministri i Republikës së Shqipërisë pasi ky nuk po përfaqëson më asnjë prej qytetarëve shqiptarë në asnjë fjali që po nxjerr nga goja. Kjo është e treta deklaratë skandaloze e tij ku e para nisi me propozimin për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, e dyta ishte propozimi për të zhvendosur Policinë e Kosovës dhe për t’ja dhënë kontrollin e vetëm KFOR-it dhe kjo është deklarata shumë e rëndë e kryeministrin i cili duhet të ndiqet në Parlamentin e Shqipërisë nëse kanë mbetur njerëz me integritet që përfaqësojnë mazhorancën dhe kanë një përgjegjësi shtetërore dhe duhet ta marrin me seriozitet këtë deklaratë të tretë brenda një kohe shumë të shkurtër të kryeministrit shqiptar. Në një kohë ku të gjitha përpjekjet e Serbisë të ndihmuar nga Rusia janë për të nxitur një konflikt të armatosur në Kosovë për ta aneksuar Veriun dhe për të përjetësuar atë që quhet ‘bota serbe’./ A. Zeneli/ 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco