Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën në Kuvend, PS: Pse të nxitojmë?!

Bardhi kërkon seancë urgjente për Kosovën në Kuvend, PS: Pse të nxitojmë?!

12:44, 04/10/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi mbajtjen e një seance urgjente në Kuvend për mocion me debat dhe miratimin e rezolutës për situatën në Kosovë, kërkesë që e shtroi në Konferencën e Kryetarëve.

"Është urgjente që të zhvillojmë mocionin me debat. Nuk mundet që të jemi ne të fundit. PE e ka zhvilluar," tha ai.

Mirëpo Partia Socialiste propozoi që rezoluta dhe mocioni me debat të mos jenë urgjente. Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, tha: "Propozoj që debati bashkë me rezolutën të bëhen më 19 tetor!"

Kurse kreu i Grupit Parlamentar të PS, Bledi Çuçi, e nënvizoi: "Nuk mund të nxitojmë! Çdo rezolutë duhet të mbajë ndër mend pozicionin e Shqipërisë që ka në NATO dhe në çdo organizëm. Data mund të rishikohet që të jetë më shpejt, ndoshta të enjten e seancës. Por të hënën nuk mund ta bëjmë dot!"

Deputetja Jorida Tabaku vërejti se "shembullin për rezolutë të përbashkët, na e dha Kosova. Nuk e kemi kompleks. Rëndësi ka vullneti, mund ta arrimë edhe të hënën", propozoi ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco