Arrestimi i Radojiçiç/ Saiti: Serbia do të shmang përgjegjësitë për dëmet në Kosovë

20:17, 03/10/2023
A+ Aa A-

Gazetari Gazmend Saiti ka deklaruar  Serbia e arrestoi Milan Radojiçiçin për të shmangur përgjegjësitë shtetërore për ato çfarë kanë ndodhur në Kosovë.

I ftuar në edicionin e mbrëmjes me Armela Ferkon në Syri Tv, Saiti ëshët shprehur se në Serbi po ndodh një gjyq farse për t’ia ‘veshur’ Radojiçiçit  të gjitha ngjarjet që Serbia ka shkaktuar në Kosovë.

“Është një film i Serbisë për të shmangur pjesën e përgjegjësisë shtetërore me atë çfarë ka ndodhur në Kosovë. Natyrisht që ata po mundohen që t’ja venë të gjithë barrën Radojiçiçit, që në fakt Radojiçiçi është vetëm thëngjimmi i parë i zbuluar ndërsa e gjithë pjesa tjetër që është nën hi është shteti i Serbisë. Nga ana tjetër ajo çfarë dihet tashmë është që të gjithë automjetet  dhe çdo gjë tjetër është marrë nga ushtria e Serbisë për të sulmuar territorin e Kosovës dhe për ta aneksuar Veriun  e Kosovës .

Tashmë ka nisur dhe një hetim nga departamenti amerikan i shtetit sa i përket përdorimit të mejeteve amerikane të dhuruara për ushtrinë e Srbisë ndërkohë që janë përdorur nga terroristët për të aneksuar veriun  Kosovës . E gjitha kjo që po bëhet me këtë gjyq farsë në Serbi është asgjë më shumë saqë për tja veshur Radojiçiçit gjithë këtë çfarë ka ndodhur në Kosovë.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco