VIDEO/ Abilekaj: Të kërkosh KFOR-in në veri, do të thotë të kthehesh tek rojet e Ibrit

21:50, 28/09/2023
A+ Aa A-

Për analistin Enton Abilekaj, kërkesa për kthimin e KFOR-it në veri të Kosovës është kthim pas, tek rojet e urës mbi lumin Ibër, që më herët ndaj Mitrovicën në atë të Veriut dhe të jugut, ku në veri jetojnë serbë dhe në jug, shqiptarë.

Gjatë diskutimit në ‘Çim Peka LIVE’, Abilekaj u shpreh se, sot Kosova është në ditët më të mira të saj, dhe të kërkosh kthimin e KFOR-it që të kontrollojë territorin, është kthim pas.

‘Serbia ka dashur ta bëjë fakt të kryer shkëputjen nga Kosova, nga Ibri e sipër. Edhe Vuçiç të dielën tha se, nëse aty do të kishte aty policë serbë kjo nuk do të kishte ndodhur. Tani kërkon ushtarakë të KFOR-it.

Kërkon që kjo të shkëputet totalisht nga Kosova, të mos ketë asnjë gjë nga Kosova. Ata duan që ta spastrojnë institucionalisht dhe të jetë praktikisht gjithçka serbe. Kufiri është më shumë në Ibër se sa në kufirin zyrtar me Serbinë.

Ajo që ndodhi të dielën, ndërhyrja e policisë, marrja e situatës në dorë, ishte një shenjë që ky kufi paska rënë nuk është kaq i fortë. Më në fund forcat e rendit të Kosovës kanë arritur të marrin territorin, dhe ky është lajmi më i keq për Vuçiçin dhe prandaj ai thotë të vijë KFOR.

Të thuash tani, në momenti më të mirë për Kosovën ku më në fund ka kontroll territori minimal e jo shumë, të thuash të shkojë KFOR-i, do të thotë të kthehesh atje ku ke qenë, tek rojet e Ibrit[‘, tha Enton Abilekaj në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco