PAPARACI/ Çfarë i bëri bashkë mikun e Ramës dhe deputetin e Bashës?

PAPARACI/ Çfarë i bëri bashkë mikun e Ramës dhe deputetin e Bashës?

15:27, 28/09/2023
A+ Aa A-

Sinan Idrizi, biznesmen i njohur, dhe mik i ngushtë i kryeministrit Rama është fotografuar shpesh herë pranë tij në takime të nivelit të lartë ndërkombëtar.

Por sot Idrizi, është fotografuar edhe pranë deputetit të Bashës Arbi Agalliu, në një bar në kryeqytet.

Nuk dihet tema e bisedës së dyshes por takimi me siguri ka në fokus pazaret mes tyre.

Kujtojmë se Rama i dha në 2018 mikut të tij vlonjat, Sinan Idrizit, pronësinë e kompanisë shqiptare “Air Albania” me një investim prej vetëm 100 mijë lekësh.

Kompania fantazëm u krijua vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore.

Ndërsa Arbi Agalliu nuk e ka fshehur, por e ka treguar dhe publikisht që është fans i Erion Veliajt dhe Edi Ramës, duke u fotografuar me Ramën dhe me Veliajn, madje këtij të fundit i ka shkuar në zyrë për një foto.

Image

"Sinani po diskuton merkaton e vjeshtës!

Afron një lojtar që gjendet edhe në sulm, edhe në mbrojtje...po më shumë ka qejf mesfushën.

Ps: Në foto Sinan Idrizi dhe deputeti i Bashës Arbi Agalliu’’, shkruan faqja ‘Disidentët’ duke kujtuar edhe pozicionin Sinanit si drejtues në ekipin e Flamurtarit, dhe duke e krahasur pozicionin e deputetit të Bashës me një ‘mesfushor’ të pavendosur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco