FOTO/ Deputeti i Bashës takohet me Ramën në Vlorë

FOTO/ Deputeti i Bashës takohet me Ramën në Vlorë

19:47, 11/01/2022
A+ Aa A-

Pasi i mori i në mbrojtje nga protesta e demokratëve kryeministri Edi Rama ka filluar edhe takimet me deputetet e  grupit Basha. 
Deputeti i Lulzim Bashës në Vlorë, Arbi Agalliu është takuar me kryeministrin Edi Rama pikërisht në qytetin bregdetar të Vlorës. 

Syri sjell foto nga momenti kur Agalliu dhe Rama janë takuar në një bar kafe.

Bashkëpunimi Rama-Basha është i dukshëm tashmë, ndërsa mendohet se kryefjalë e bisedës të ketë qënë edhe protesta e 8 dhjetorit dhe ndërhyrja e kryeministrit Edi Rama në ndihmë të deputetit Basha dhe deputetëve të tjerë, të cilët kanë uzurpuar selinë e Partisë Demokratike dhe nuk lejojnë deputetët e tjerë dhe anëtarët të hyjnë në seli. 

Deputeti Arbi Agalliu në 8 janar zgjodhi të ngujohej në seli dhe të mbrohej nga mercenarët e Bashës dhe Policia e Shtetit, teksa nga brenda selisë festonte në kohën kur demokratët ranë në darën e dhunës së mercenarëve dhe policisë së shtetit. 

Arbi Agalliu njihet si prurje e Lulzim Bashës në PD, teksa ai u katapultua në listën e demokratëve të Vlorës në zgjedhjet e 25 prillit. 

Në protestën e datës 8 janar të organizuar nga anëtarësia Rama e shfaqi hapur mbështetjen për Lulzim Bashën kur lëshoi policinë drejt demokratëve dhe i helmoi me gaz lotsjellës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco