Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën, dënohet sulmi terrorist ndaj policisë në Banjskë

Kuvendi i Kosovës miraton Rezolutën, dënohet sulmi terrorist ndaj policisë në Banjskë

15:35, 28/09/2023
A+ Aa A-

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar me 97 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Rezolutën që dënon ashpër sulmin terrorist të grupeve kriminale mbi Policinë e Kosovës, i cili ka ndodhur të dielën, raporton Ekonomia Online.

Në këtë Rezolutë të punuar nga Grupet Parlamentare, kërkohet nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me mbështetjen që i ka bërë këtij grupit terrorist, nga sulmet e të cilit ka vdekur një polici i Kosovës dhe një tjetër është plagosur.

Dokument që është propozuar nga të gjitha grupet parlamentare ka 7 nene, ku iu jepet mbështetja institucioneve të Kosovës për ngjarjet në veri:1. DËNON me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtroj ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdo llojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës;

2. VLERËSON punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë (EULEX dhe KFOR), në aksionin e përbashkët për të zmbrapsur dhe asgjësuar sulmet terroriste të organizuara nga Serbia në veri të vendit;

3. OFRON mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

4. KËRKON nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës;

5. INKURAJON dhe MBËSHTET pluralizimin politik në radhët e komunitetit serb në Kosovë, zhvillimi i të cilit mundëson progresin demokratik dhe rrit transparencën e llogaridhënien para këtij komuniteti dhe jetëson promovimin e interesave reale të tij në Republikën e Kosovës.

6. KËRKON nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të bashkëpunoj me aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht me SHBA-të, për të fuqizuar Shtetin e së Drejtës dhe vlerat e përbashkëta euro-atlantike;

7. KONSTATON nevojën për hetim ndërkombëtar ndaj Republikës së Serbisë lidhur me organizimin e aktiviteteve terroriste dhe vazhdimin e ekzistencës së kampeve stërvitore të grupeve terroriste në territorin e Serbisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco