Sulmi terrorist në Veri/ Deputeti i VV-së: Rama ta përmendë që është orkestrim i Serbisë...

Sulmi terrorist në Veri/ Deputeti i VV-së: Rama ta përmendë që është orkestrim i Serbisë...

22:23, 27/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që në deklaratat që bën për ngjarjen në Veri të Kosovës, ta përmendë në mënyrë të qartë se Serbia është orkestruese e sulmit, dhe të kërkojë një mbledhje të OKB-së enkas për këtë.

Postimin e tij në Facebook, deputeti i Vetëvendosjes e shoqëron me titullin e mediave online mbi lajmin se Kryeministri i Shqipërisë nuk ka qenë dakort me deklaratën e Bashkimit Europian të datës 19 shtator.

Postimi i plotë:

Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t’i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë… e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco