Pse dështoi operacioni në veri të Kosovës dhe a do të ndalet Vuçiçi? Flet eksperti Drizan Shala

Pse dështoi operacioni në veri të Kosovës dhe a do të ndalet Vuçiçi? Flet eksperti Drizan Shala

09:58, 25/09/2023
A+ Aa A-

Për të folur për dështimin e operacionit të ditës së djeshme të një grupi terroristësh serb në veri të Kosovës, ishte i thirrur në emisionin e mëngjesit në SYRI.TV, “Kafe Shqeto’ eksperti për çeshtjet e Sigurisë në Kosovë Drizan Shala.

Shala u shpreh se ky grup ka vepruar në territoret e Kosovës përgjatë këtyre dy viteve për të njohur mirë terrenin dhe më pas për të kryer aktin, akti i cili u ndalua falë policisë së Kosovës.

Më pas Shala shtoi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç nuk do të ndalet pasi egoja e tij është prekur rëndë.

''Pse operacioni dështoi është se ky grup ka vepruar në territorin e Kosovës përgjatë viteve 2021-2022-2023, pra ka njohur territorin mirë sepse audio incizimet që kemi hasur dje gjatë ditës, individë që ishin pjesë të këtij grupi të cilët ishin strehuar në manastir komunikonin dhe poziciononin njëri-tjetrin, që manastiri është vend i sigurtë. Pra kanë pasur informacione për manastirin dhe manastiri ka shërbyer si pikë logjistike, pikë vrojtuese për aktivitetet të këtij grupi rreth manastirit por edhe rreth stacioneve policore sepse përgjatë rrugës që shpie në pikën 1 dhe në pikën 31 policia e Kosovës ka ndërtuar disa pika kontrolli për të garantuar dhe mbi këtë bazë këto strukturat kanë lëvizur në këtë intenerar për t'i lokalizuar për t'i ditur vlerën, sasinë e municionit, personelin, të cilët ishin angazhuar përgjatë këtyre. Pra misioni ishte për të kryer një akt në drejtim të Kosovës për të gjunjëzuar duke sulmuar një nga pikat policore e cila gjendet shumë afër manastirit por fati deshti që nuk mundën ta realizojnë. Në anë tjetër Vuçiçi u pa i befasuar nga profesionalizmi i policisë së Kosovës i treguar gjatë aksionit dhe defakto ka pritur që kjo çështje do të përfundojë me të vrarë me të arrestuar dhe me disa individë të cilët në bashkërendim dhe me mekanizmin ndërkombëtar kanë mundur të largohen dhe nga pjesa e rrethimit të bërë nga ana  policisë së Kosovës. Vuçiç nuk mund të themi që do të ndalet me kaq pasi egoja e tij është shtrirë përtokë nga njesitë e specializuara të Policisë së Kosovës dhe do të duhet të jemi vigjilent sepse kjo nuk do të mbetet pa një tendencë për të na u rikthyer, pra ne duhet të jemi syhapur dhe njëkohësisht do të duhet të bashkëpunojmë dhe të bashkërendojmë veprimet tona policore, të strukturave të tjerave të sigurisë në pjesën veriore me faktorët ndërkombëtarë për të mundësuar që raste të tilla të mos na ripërsëriten në territorin e republikës së Kosovës.'u shpreh Driza për Kafe Shqeto. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco