‘McGonigal fajtor’/ Bushati: SPAK eunuk para Ramës! I pastron pushtetin nga ata që i hanë kumbulla dhe dardha

20:04, 22/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bushati ka folur për veprimet e munguara nga drejtësia shqiptare në lidhje me hetimin ndaj kryeministrit Edi Rama për korruptimin e ish-agjentit të lartë të FBI-së Charles McGonigal.

Sipas Bushatit, SPAK ka një hezitim për të prekur pushtetin dhe Edi Ramën si dhe për të hetuar çështje që mund të dëmtojnë pushtetin.

‘Kur bëhet fjala për të hetuar thelbin apo kokën e të keqës, SPAK kthehet në eunuk. Nuk ka asnjë shpresë se do të kemi në këtë çështje hetim të mëtejshëm’, u shpreh Bushati.

Bushati: Drejtësia shqiptare ka vepruar në rastin e ish-shefit të opozitës Lulzim Basha me një artikull të MoutherJons, pra thjesht hipotezat apo faktet të nxjerra nga gazetarët e kanë shtyrë prokurorinë shqiptare të hetojë. Mendoni kur kemi një proces në Amerikë kur FBI e ka kuptuar se një agjentët e saj më të rëndësishëm pasi në të gjitha mediat botërore është agjenti më i rëndësishëm që akuzohet për krime të tilla në të gjithë historinë e FBI-së dhe SPAK nuk hap apo drejtësia shqiptare nuk funksionon.
Këtu ka një hezitim për prekur pushtetin dhe Edi Ramën si dhe për të hetuar çështje që mund të dëmtojnë pushtetin.

Unë nuk besoj se SPAK do hetojë sepse duket se SPAK ka marrë për mision, jo ti bindet Edi Ramës pasi po e gërvisht nga pak, por të bëjë të mirin dhe ti pastrojë pushtetin për t’i zgjatur jetën Edi Ramës duke e zhveshur nga ata që i hanë kumbulla dhe dardha.

Kur bëhet fjala për të hetuar thelbin apo kokën e të keqës, SPAK kthehet në eunuk. Nuk ka asnjë shpresë se do të kemi në këtë çështje hetim të mëtejshëm./ A. Zeneli/ 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco