VIDEO/ Alizoti: Shqiptarët enden nëpër rrugët e botës për tu ushqyer, Rama udhëton me avion privat

18:08, 27/04/2024
A+ Aa A-

Sekretari i Përgjithshëm i PD,  Flamur Noka dhe deputetët Tomorr Alizoti dhe Sorina Koti kanë zhvilluar sot në mesditë një takim me demokratët e Kolonjës. Në fjalën e tij, z.Alizoti u shpreh se kryeministri e ka fëlliqur këtë vend, duke u njohur në të gjithë botën si njeri narkoman.

Është për të ardhur keq kur merr rrugën për të ardhur drejt Kolonjës,  shikon një perlë, shikon një bukuri të natyrës, pasi nuk ka asnjë dallim më Zvicrën, nuk ka asnjë dallim nga vendet e Evropës por fatkeqësisht nuk ka njerëz. Në të gjithë historinë që ka kaluar ky komb, nuk ka kaluar asnjëherë një spastrim të tillë. Sot, shqiptarët keqtrajtohen nëpër kufire, enden nëpër rrugët e botës, vetëm për tu ushqyer, ndërkohë, elita e politikës shqiptare udhëton me avionë me dhoma gjumi për të shëtitur në vendet më të bukura të botës.

Në Shqipëri kanë frikë të vijnë afrikanët, dhe ata nuk pranojnë të vijnë në këta kampe.

Në historinë e  shteteve nuk ka një kryeministër më të pafytyrë, i cili në këtë vend, me gjithë këtë histori të dhimbshme, që ka prodhuar autokrat, liderë kriminel, vrasës, por asnjëherë nuk kanë drejtuar kartele droge.

Ka fëlliqur Shqipërinë në gjithë botën si njeri narkoman dhe thonë se ka ndërtuar drejtësi, por funksionon vetëm ndaj të vobektit. Fugoni i policisë kalon dhe tremb të gjithë njerëzit e ndershëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco