Paloka: Luftën nuk e kemi me SHBA, por me Sorosin që po mban në pushtet një monstër si Rama

Paloka: Luftën nuk e kemi me SHBA, por me Sorosin që po mban në pushtet një monstër si Rama

09:50, 22/09/2023
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka

Dje u rihap artificialisht një debat që praktikisht është mbyllur për shqiptarët. U nxit sigurisht nga ata që si shërbëtorë të Ramës, i tremb bashkimi i opozitës.

Mua vet veçse më ngjallin pështjellim në stomak ata që me paturpësi deklarojnë se Berisha ka të drejtë, po me SHBA nuk mund të luftosh se është e fortë.

Së pari, ne nuk kemi asnjë lufte me SHBA, përkundrazi pikërisht parimet mbi të cilat ngrihen SHBA, na japin forcën. Ne luftën e kemi me Sorosin, që për interesa të tij po mban në pushtet një monstër si Rama.

Është e vërtetë që Sorosi është i fortë, aq sa të influencojë edhe DASH. Ky është një realitet.

Por unë këtë çështjen e të qëndruarit në krah të më të fortit apo të drejtit e kam zgjidhur me veten që në kohë të Enverit.

Enveri ishte “i forti” që dhe të burgoste, edhe të vriste po të ishe kundër tij, po kjo nuk më bëri as mua e as shumë shqiptarë të tjerë të ishim me Enverin, përkundrazi e luftuam të keqen për të drejtën, edhe pse ishte më e fortë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco