‘Burgjet janë mbipopulluar ‘ Cakrani: S’ka pas amnisti që në 2016. Në Shqipëri bëhet vetëm për populizëm

‘Burgjet janë mbipopulluar ‘ Cakrani: S’ka pas amnisti që në 2016. Në Shqipëri bëhet vetëm për populizëm

10:30, 21/09/2023
A+ Aa A-

Avokati Kujtim Cakrani ka komentuar draft-projektin për amnisti të 500 të burgosurve, teksa është shprehur se në raport me numrin aktual të të burgosure është një numër tepër i vogël.

Në një lidhje me Skype për ‘Kafe Shqeto’ Cakrani shprehet se në Shqipëri nuk ka pasur amnisti që nga viti 2016 dhe tashmë burgjet janë të mbipopulluara, aq sa numri i të paraburgosurve e ka kaluar atë të burgosurve.

Sipas tij, amnistitë në Shqipëri bëhen për populizëm.

“Në Shqipëri amnistitë bëhen për populizëm dhe kjo është ajo që e shëmton këtë projektligj , që nesër do të kalojë në ligj. Shqipëria që prej vitit 2016 nuk ka një amnisti gjithëpërfshirëse që kur ka qënë ministër Ylli Manjani.

Amnistia është një akt i vonuar sepse kanë kaluar shumë vite dhe burgjet shqiptare sot janë në një gjendje skandaloze sepse kanë e kaluar numri  të paraburgosurve numrin e të burgosurve, kjo për shkak të politikave inkuizitore që kanë si prokuroria ashtu edhe gjykata ku për vepra penale të cilat nuk kanë ndodnjë rrezikshmëri apo apo rëndësi të lartë për publikun ata i vendisin në masën e arrestit me burg dhe në këto kushte burgjet janë mbipopulluar.

Në Shqipëri këtë nismë e ka marrë qeveria, pikërisht para zgjedhjeve, bëri propagandën dhe vazhdoi pas zgjedhjeve. Në grupet e interesit që kanë marrë pjesë që është bërë kjo amnisti ka munguar avokati i popullit, ka munguar organizata dhe të drejtat e njeriut po ashtu edhe instuticionet e avokatit,pra, ne avokatët nuk kemi qënë të përfshirë në këtë projektligj.

Ky projektligj ka problematikat e veta sepse është shumë diskriminues përsa i përket kategorive të ndryshme që nuk përfitojnë nga kjo amnisti. 500 të burgosur që dolën paraburgimi janë  shumë pak me gjendjen që është sot në burgjet shqiptare, ku numri ka arritur mbi 6000. Gati 200 u arrestuan tani që u mor masa e sigurimit, imagjinoni sa masa sigurimi merren në muaj në Shqipëri. Gjendja është katastrof.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco