VIDEO/ Qiraxhi: Studentët dhe rinia në mëshirë të fatit, nuk po adresohen problemet e tyre

10:28, 21/09/2023
A+ Aa A-

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në SYRI TV për të folur mbi  ndarjen e pabarabartë të konvikteve për studente ishte Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare.

Qiraxhi është shprehur se kjo situa është shumë shqetësuese dhe nuk ka shprese se në të ardhmen do të adresohen hallet dhe probleme e qytetarëve.

Kjo është shqetësuese ajo që ndodh dhe është shumë larg sjelljes normale dhe ky trajtim ndaj studentëve nuk është shumë larg dhe trajtimit të kafshëve. Ne kemi një kryeministër që thotë se edhe shtëpitë dhe hipotekat e tyre do ti marrin online ne shohim një situatë shumë ë rëndë më studentët e mjekësisë dhe kjo është dramatike.

Fatkeqësish kjo nuk është një çështje e izoluar, e gjen veten student dhe e gjen veten duke u shtyrë në autobusë, duke pritur në radhë për të dorëzuar një detyrë kursi ose ndarje e dhomave të konviktit në këtë formë.

Nuk ka asnjë shpresë se qeveria do të adresojë problemet e rinisë dhe studentëve dhe ky qëndrim do të vazhdojë dhe në vitet në vazhdim duke mos harruar se i kanë vendosur prangat studentëve të mjekësisë pasi nuk mund të ikin pa mbushur 5 vite pas marrjes së diplomës."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco