Këshilli i Sigurimit në OKB, qëndrimi i Ramës  shëmbëlltyrë e komunistëve të viteve 80-90

Këshilli i Sigurimit në OKB, qëndrimi i Ramës shëmbëlltyrë e komunistëve të viteve 80-90

10:17, 21/09/2023
A+ Aa A-

Nga Lisander Hoxha/

Përtej agresionit Rus në Ukrainë, ku unë mendoj se të gjithë dënojmë Putinin, kam disa komente rreth Ramës në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Presidenca shqiptare është prestigj dhe si e tillë, duhet kuptuar nga e gjithë politika jonë.

Edhe qëndrimet politike ndaj Rusisë duhet të jenë të ashpra sa i takon provokimit të luftës dhe cenimit të integritetit territorial të një vendi sovran si Ukraina.

Ajo që dua të komentoj është performanca teatrale e Edi Ramës.

Duke qenë një plastelinë politikan kisha kureshtjen të shihja se kujt kërkon t'i përngjaje Kryeministri në atë takim.

Sapo u hap takimi e pashë shëmbëlltyrën e komunistëve të viteve 80-90, të cilët dënonin agresionin sovjetik ndaj Çekosllovakisë dhe politikat shoviniste të Hrushovit me Paktin e Varshavës.

E gjithë plastika dhe qëndrimet e sforcuara të Ramës tregojnë se idhulli i Elisës është një demagog filokinez i dalë nga PPSH e viteve 80-90.

Ai frymëzon me fjalë dhe kamuflohet me shembuj.

Vellai i Vuçiç, i cili me Open Ballkan mbështeti ekonominë Ruse për kaq kohë, duhej të sforcohej shumë për të qenë i besueshëm mbi Kosovën.

Ai duhej të dukej si "shkëmb graniti" para Shovinistëve Putinian dhe të sillej si ushtar besnik i NATO.

Kjo, edhe pse të gjitha të dhënat sekrete kanë dalë sheshit nga patronazhistët hacker-ues.

Ai duhej të bënte batuta dhe replika edhe pse roli i tij ishte vetëm moderator i takimit.

Kjo, për të dëshmuar besnikërinë ndaj SHBA dhe NATO, të cilën e ka shkelur dhe e shkel sa herë i jepet mundësia.

Ky aktrim i Ramës ka kënaqur vetëm Spiropalet e tij, të cilët admirojnë demagogjinë filokineze të viteve të fundit të komunizmit.

Uroj që sot në Parlament deputet e PS të mos paraqiten me shall të kuq në shenjë revolucionarizimi të tyre nga aktrimi i Ramës!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco