Bejtja: Albin Kurti po bën një luftë që duhet respektuar

22:54, 18/09/2023
A+ Aa A-

Analisti Andi Bejtja, i ftuar në 'Çim Peka live' në Syri Tv,  komentoi takimin e Kurtit në Bruksel, ku u shpreh se rezistenca e tij është pozitive dhe se lufta e Kurtit duhet respektuar.

Rezistenca e Albinit është shumë pozitive sepse është ajo çfarë thotë dhe Bushati që po të dojë të firmosë, firmos që nesër, bëhesh vullnetar merr dhe armët kimike në Kosovë, i çmonton atje dhe mbaroi hesapi.

Por ai po bën një luftë që duhet ta respektojmë të gjithë,  po bën një luftë që duket si absurde, por në njëfarë mënyre mund të ketë dhe efikasitet për ndërrimin e ndërmjetësuesve, sepse ka vende në Europë që akoma e shikojnë me dyshim Lajçak dhe Borell, kështu që ta lëmë në vendin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco