Haxhiu: Asosacioni është e keqja e domosdoshme e Kosovës, e cila duhet të kryhet

22:20, 18/09/2023
A+ Aa A-

Gjatë debatit në studion e “Çim Peka Live” analisti Baton Haxhia  ka deklaruar se në marrëveshjen bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kosova duhet të firmos asosacionin.

Sipas Haxhiut, plani franko-gjerman është e keqja e domosdoshme e Kosovës, e cila duhet të kryehet.

“Kurti si kryeministër i ka dy çështje para vetes: Izolimin e Kosovës ose pranimin e planit franko-gjerman, respektivisht asosacionit.

Unë kam pasur qëndrim publik. Plani franko-gjerman është dhimbje e jona por është e keqja e domosdoshme e  që duhet të kryhet.

Ky është dokument evropian dhe europianët janë të obliguar ta implementojnë për arsye se e kanë deklaruar si dokument të vetin dhe e kanë ratifikua 24 shtete”, u shpreh Haxhiu në Çim Peka Live.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco