'Në çështjen Beleri janë të përfshirë të gjithë'/ Debati Peka - Vangjeli në studio

'Në çështjen Beleri janë të përfshirë të gjithë'/ Debati Peka - Vangjeli në studio

21:42, 18/09/2023
A+ Aa A-

Mbrëmjen e së hënës në studion e ‘Çim Peka Live’ është diskutuar rreth çështjes ‘Beleri’.

Analisti Lorenc Vangjeli dhe drejtuesi i emisionit, Çim Peka, kanë debatuar rreth tezës që Vangjeli hodhi duke aluduar se në çështjen ‘Beleri’ janë të gjithë të përfshirë, duke aluduar se kandidimi i tij ishte kurth për Edi Ramën, dhe ky i fundi ra brenda.

Debati:

Vangjeli: Ka një detaj i cili binte në sy sot. Ka një tërheqje domethënëse nga qëndrimet që janë mbajtur mbi këtë çështje. Që do të thotë, që nga presioni për lirimin pa kushte si i pafajshëm, tani po kërkohet betimi i tij dhe pastaj hetimi. Kjo është një histori e cila, në fakt, nuk ka një fajtor të vetëm. Dihet vetëm që kostoja është e të gjithëve, ndërkohë që bashkëautor, bashkëaksioner në këtë që po ndodh janë të gjithë nga pak.

Peka: Pse ne e arrestuam? Çfarë faji kemi për rastin, ne në studio të paktën?

Vangjeli: Jo, jo, ne jemi ata që do të paguajmë koston si qyetetarë.

Peka: Do paguajmë koston, jo se jemi fajtorë.

Vangjeli: Koston, koston, ndërkohë që aktorët që janë të përfshirë në këtë histori, aktorë që janë jashtë kamerave, me mungesën e secilit prej tyre, kjo histori nuk do të ndodhte kështu siç ndodhi.

Peka: Të bëj një pyetje konkrete. Beleri, pikë simpatie për të, djathta e ka sulmuar atë më shumë se kushdo. Ata (PBDNJ) më shumë (tradicionalisht) kanë qenë në aleancë me Ramën, me të majtën. Ti dhe gjithë ne këtu e mbani mend se çfarë beteje ka bërë pro tyre Partia Socialiste në vitin 1994, pro tyre, kur i arrestoi drejtësia e zotit Berisha për masakrën e Peshkëpisë. Por dua të them vetëm një gjë- Beleri nuk lejohet të betohet sepse një polic i infiltruar pretendon se iu gjetën 400 euro për të blera vota. Ndërkohë, me vendim qeverie, 620 mijë pensionistë kanë marrë nga 50-mijë lek vetëm për muajin maj, që ishin zgjedhjet lokale. Me këtë standar, Rama nuk ka blerë vota sa Beleri me 400 euro, ka blerë 620 mijë.

Vangjeli: Blerja e votës është akt penal. Ndërkohë që vendimi i qeverisë është një akt i gabuar moralisht, por nuk është akt penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco