QBNF në Elbasan: Deklaroni me krenari! Besimi dhe kombi janë një binom që shkojnë përherë bashkë!

QBNF në Elbasan: Deklaroni me krenari! Besimi dhe kombi janë një binom që shkojnë përherë bashkë!

21:09, 18/09/2023
A+ Aa A-

Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan ka dalë me një një thirrje drejtuar qytetarëve lidhur me censusin që sapo ka filluar.

QBNF shprehet mes të tjerash se ky është një proces i rëndësishëm ku gjithësecili të dëklarojë me krenari përkatësinë fetare pasi ‘feja dhe kombi janë një binom i pandarë’

Thirja e plotë e Qendrës së Bashkëpunimit Ndërfetar në Elbasan:

Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo.

Ka nisur datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë, Censusi – Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave. Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.

Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”. Komunitetet fetare i bëjnë thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare nën vullnetin e plotë duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’.

Ju bëjmë thirrje të mos bini pre e mentaliteteve të trashëguara nga sistemi komunist dhe nga disa ateistë të cilët mendojnë se feja e shqiptarit është “shqiptaria”.

BESIMI FETAR DHE KOMBI JANË NJË BINOM QË SHKOJNË PËRHERË PARALEL BASHKË!

Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni.

Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit!

Qendra e Bashkëpunimit Ndër Fetar Elbasan (QBNFE)

18 shtator 2023

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco