Malltezi: Ku shkuan 62 milion euro të inceneratorëve? Qytetarët po vidhen çdo ditë

19:00, 18/09/2023
A+ Aa A-

Anëtari i Këshillit Kombëtar në PD Jamarbër Malltezi ka deklaruar se Erion Veliaj ka rrëmbyer tagrat e pushtetit vendor  kur qeveria qendrore nuk kishte asnjë tager përsa i përket menaxhimit të mbetjeve.

Në një lidhje me Skype për “Task Force” me Sonlia Meçon në Syri TV, Malltezi ngrë pikëpyetje se ku kanë shkuar 62 milion eurot e inceneratorëve, teksa shprehet se  duhet të ketë përgjegjësi penale për të gjithë bashkëpunuesit që vodhën paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Shkeljet janë shumë serioze. Janë shkelje që në krye të herës në të cilin Erion Veliaj rrëmbeu tagra që nuk i kishte, që kjo është një vepër penale. Qoftë qeveria vetë që i rrëmbeu  tagrat pushtetit vendor kur qeveria qendrore nuk kishte asnjë tager përsa i përket menaxhimit të mbetjeve, qoftë më pas me caktimin e  çmimit prej 29 eurosh në mënyrë arbitrare.

Duhet të kemi parasysh që për landfillin tarifa ishte vetëm 11 euro dhe këtë e paguanin të gjithë njësitë e qeverisjes vendore. Çfarë bëri që ta çonin 29? Bënë një kontratë korruptive në dhunuim të autonomisë së pushtetit vendor dhe mbi tagrat që qeveria qendrore nuk i kishte dhe e katërta: duke shfytëzuar letrën e famshme të abuzimit me detyrën e erion Veliajt. Deri tani ka dalë një fakt shumë i rëndësishëm. Kontrolli i Lartë i Shtetit tha që caktimi i tarifës së 29 kur nuk ekziston anjë shërbim tjetër përveç inkapsulimit, është abuziv. Ky dëm ka 6 vite që bie në kurriz të taksapaguesve shqiptarë. Ky dëm prej gati 62milion eurosh është një dëm që e ka shkaktuar qeveria qendrore dhe Erion Veliaj taksapaguesve shqiptarë.

Këta nuk e kanë që inceneratori do të bëhet pas disa vitesh por, pagesa do të bëhet menjëherë dhe menjëherë do të bëhet investimi. Sa kohë ti nuk ke investit e nuk ke as themele aty do të thotë që i ke vjedhur këto para. Ku kanë shkuar  62 milion euro? Kjo është pyetja më e thjeshtë. E kishte një ndërmarrje publike. Pse u desh që kjo ndërmarrje publike të dilte tek Miliorazi’, pastaj të dilte tek Verona. Pse duhet të bëheshin të gjitha këto e në fund të përfundonte tek Klodian Zoto.

Ka 3 vite që KLSH-ja ka gjetur shkelje. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi penale. Çdo ditë që kalon po i shkaktojnë dëm qytetarëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco