Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

KMSh: Merrni pjesë në census, deklaroni me krenari besimin tuaj

KMSh: Merrni pjesë në census, deklaroni me krenari besimin tuaj

13:34, 17/09/2023
A+ Aa A-

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë thirrje që popullsia të marrë pjesë në censusin që do të nisë nesër për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

KMSH po ashtu ka kërkuar që të deklarohet dhe përkatësia fetare.

Njoftimi:

Thirrje

Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo.

Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve.

Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.

Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”.

Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni.

Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco