SYRI TV/ Mbi 150 fëmijë romë pa shkollë në Kukës, prindërit: Nuk kemi mundësi ekonomike

13:28, 15/09/2023
A+ Aa A-

Teksa viti arsimor ka nisur, 150 fëmijë të komunitetit rom në Kukës, nuk do të ulen në bankat e shkollës. Shkak është varfëria, ndërsa fëmijët tregojnë se janë analfabetë.

Nga SYRI TV

Edhe për këtë vit shkollor, së paku 150 fëmijë të komunitetit rom në Kukës, nuk do të ndjekin asnjë prej cikleve të mësimit parauniversitar.

Kushtet e vështira ekonomike, është ndoshta shkaku kryesor, që sipas prindërve të këtyre fëmijëve po i lë të vegjlit analfabetë.

Fëmijët nuk janë të aftë të shkruajnë apo lexojnë, duke ngelur analfabetë për shkak të kushteve ekstreme ekonomike ku jetojnë.

Prindërit apelojnë tek institucionet dhe organizatat për ndihmë financiare por edhe ushqimore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco