Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

Skandali/ Basha bashkon votat me Ramën edhe për të marrë miliona euro borxh për mbetjet

Skandali/ Basha bashkon votat me Ramën edhe për të marrë miliona euro borxh për mbetjet

19:50, 14/09/2023
A+ Aa A-

Skandali i inceneratorëve, që pritet t’u kushtojë qytetarëve shqiptarë deri në 1 miliard euro, mori një tjetër dimension para pak ditësh.

Në media u raportua se qeveria e Edi Ramës do të marrë miliona euro borxh për t’u rikthyer te strategjia e vitit 2013 për trajtimin e mbetjeve.

Por sot në Kuvend, teksa miratohej një kredi për këtë qëllim, Lulzim Basha vendosi të bashkojë votat me Edi Ramën.

Lulzim Basha dhe grupi i vogël i deputetëve që e ndjekin Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri, Arbi Agalliu, Selaudin Jakupllari, Eralda Bano dhe Flutura Açka, kanë votuar pro që Edi Rama të marrë edhe 6.5 milionë euro borxh për përpunimin e mbetjeve.

Po ashtu Lulzim Basha deklaroi sot publikisht që do të votojë pro ligjit të Edi Ramës për të blerë Gjykatën Kushtetuese me paga kolosale në muaj.

Por PS u tërhoq nga nisma sepse bashkë me votat e Lulzim Bashës sot, arriti vetëm 82 deputetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco