Pasi ngatërron Vjosën me Drion/ Mirela Kumbaro merr kalemin dhe numëron turistët

Pasi ngatërron Vjosën me Drion/ Mirela Kumbaro merr kalemin dhe numëron turistët

23:25, 13/09/2023
A+ Aa A-

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro tregoi shifrat e turistëve që vizituan Shqipërinë deri në fund të muajit gusht.

Duke qenë se Kumbaro nga gjeografia është 'as', ajo tani ka filluar të numërojë edhe turistët dhe i dalin që kanë ardhur 7.2 milion turistë në Shqipëri.

Ministrja zbuloi se turizmi vijon me tendenca në rritje, pasi ka rezervime deri në muajin tetor.

“Ta nis me shifrat deri në datën 31 gusht, kemi regjistruar 7.2 mln vizitorë të huaj. Në vitin 2022 që ishte me shifra të lart, regjistruam gjatë gjithë vitit 7.5 mln vizitor. Në muajin e ardhshëm do kemi rritje. Nuk kam rendur ndonjëherë të bëj garë apo objektiva që kanë të bëjnë me shifra, nga çfarë referojnë kolegët nga sektori privat i turizmit, rezervimet vazhdojnë të jenë deri në fund të tetorit të paktën.Viti i kaluar na tregoi se turizmi ishte dhe në nëntor dhe dhjetor”, theksoi Kumbaro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco