Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

'Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës, ngjarja mbahet e fshehtë'

'Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës, ngjarja mbahet e fshehtë'

12:08, 12/09/2023
A+ Aa A-

Në gjimnazin e Krujës është krijuar kaos sot që në ditën e dytë të shkollës. Nxënësit kanë dalë të gjithë në oborr, pasi ka dyshime se në ambiente është hedhur një lëndë helmuese. Policia nuk ka folur për rastin, por lajmi është bërë publik nga kryetari i PD-së, Sali Berisha, i cili ka përcjellë mesazhin e një qytetari:

“Hidhet lëndë helmuese në gjimnazin e Krujës. Nxënësit braktisin klasat. Ngjarja mbahet e fshehtë,” shkruan Berisha në Fb dhe shton edhe mesazhin:

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Në gjimnazin e Krujës është hedhur një lëndë helmuese, të gjithë nxënësit janë në oborrin e shkollës. Të shkruajta se duan ta mbajnë të fshehur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco