Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Berisha: Arsimi po shkatërrohet! Qytetarët janë të ftuar të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve të tyre

Berisha: Arsimi po shkatërrohet! Qytetarët janë të ftuar të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve të tyre

13:38, 11/09/2023
A+ Aa A-

Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi një mesazh me rastin e nisjes së vitit shkollor. Berisha uron nxënësit, mësuesit dhe prindërit, por thekson se arsimi po shkatërrohet. Kreu i PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihen në protesta.

POSTIMI I PLOTË

Sot dita e parë e shkollës!

Të dashur miq,

sot qindra mijëra fëmijë të ciklit shkollor elementar dhe parauniversitar nisën vitin e ri shkollor.

Me këtë rast le t'ju urojmë nga zemra, të gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve të tyre, dhe në veçanti voglushëve të klasës së parë një vit shkollor plot suksese dhe mbarësi.

Por sot në mbarë vendin qindra klasa të para dhe shkolla nuk hapin për mungesë nxënësish dyert e tyre. Këto 10 vite mbi 33% e shqiptarëve braktisën vendin e tyre.

Sot mësuesit shqiptarë janë më të keqpaguarit në rajon! Trupa pedagogjike është e infiltruar masivisht nga militantë partie dhe patronazhistë që po shkatërrojnë arsimin tonë.

Qytetarët janë të ftuar të ngrihen për të ardhmen e fëmijëve të tyre kundër këtij regjimi që qëndron mbi vjedhjen, krimin dhe drogën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco