Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Si për pak më la 'Rama' pa biletë!

Si për pak më la 'Rama' pa biletë!

11:47, 09/09/2023
A+ Aa A-

Nga Edi Paloka

Kam shkuar në stadium që fëmijë dhe që atëherë kam ndjekur pothuajse çdo ndeshje të Kombëtares në stadium, përveç rasteve kur ka qënë e pamundur për arsye madhore.

Këtë herë për pak mbeta pa biletë.

U interesova dy javë më parë, po disa miq që kam në FSHF më thanë që janë shitur të gjitha biletat dhe janë prenotuar ndërkohë dhe gjithë biletat në tribunë, ndërsa kërkesat vazhdojnë të jenë të shumta aq sa Federata po mendonte se si të improvizonte disa vende shtesë.

Si tifoz edhe u gëzova, po kur u interesova më tej se kush i kishte prenotuar…

Sigurisht të gjithë kanë të drejtë të marrin bileta e të shkojnë në stadium, po këta tipat e qeverisë që nuk kanë parë kurrë një ndeshje futbolli dhe vijnë në stadium për t’u dukur, vetëm kur dëgjojnë që Kombëtarja është pranë kualifikimit, që pastaj të bëjnë ndonjë status në fb… këta jane thjesht të shpifur, duke filluar nga i pari i tyre, Rama.

E mbani mend se çfarë karagjozi u bë kur Kombëtarja u kualifikua për Evropianin e Francës?!

Arriti deri sa të deklarojë publikisht se edhe bluzën e Kombëtares e kishte “stiluar” ai (që është një gënjeshtër e trashë prej deliranti).

Edhe pak e do mund të thoshte që dhe golat dhe kualifikimi ishin meritë e tij. De Biazin e shpallte ndërkohë kudo si mikun e tij të ngushtë.

Kur trajner i Kombëtares erdhi Edi Reja, i bindur që do të fitonte pikë, shpalli se ishte ai që e kishte propozuar “mikun e tij”.

Po Kombëtarja nuk pati rezultatet që dëshironim dhe Rama “harroi” edhe ta përshëndeste kur u largua “mikun” që e kishte propozuar vetë!

Nuk po kujtoj ndërkohë me detaje, historinë se si për pak e la Kombëtaren jashtë kompeticioneve ndërkombëtare vetëm se bashke me “veliten” e bashkisë Tiranë kërkonin të merrnin dhe institucionin e fundit që nuk kishin marrë ende, Federatën Shqiptare të Futbollit.

Prandaj këta do të bënin mirë të paktën të rrinin larg e të mos fusnin hundët po t’u linin shqiptarëve të vetmen gjë që iu ka mbetur, që i bën krenarë dhe i bashkon, Kombëtaren tonë!

Rama rri larg, se je tersi i gjithë shqiptarëve dhe jo vetëm në futboll!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco