Ndarja e postit të kryetarit të PD me atë të kreut të qeverisë/ Berisha: Kur të fitoj zgjedhjet, do ketë një votë të dytë për kryeministrin

21:44, 07/09/2023
A+ Aa A-

I pyetur nga gazetari Çim Peka, nëse do ta ndajë postin e kryetarit të partisë nga posti i kryeministrit, kryetari i PD-së, Sali Berisha është shprehur se kjo çështje do të kërkojë një votë të dytë.

Gjatë intervistës në ‘Çim Peka LIVE’, kryetari i PD-së, Sali Berisha deklaroi se opozita do ti fitojë zgjedhjet, pasi sipas tij, Edi Rama është një kalbërisë që rri në postin e kryeministrit, pasi opozita nuk ngrihet në një lëvizje të fuqishme dhe të qëndrueshme.

Peka: Pyetja e fundit. A e ka menduar Sali Berisha seriozisht edhe për ta ç’tensionuar pak raportin e PD-së me atë ç’ka ndodhur me SHBA-në dhe Anglinë të ndajë funksionin e kryetarit të partisë nga funksioni i kryeministrit?

Berisha: Sali Berisha ka menduar këtë, meqenëse ai problem ekziston atëherë shqiptarët do të votojnë. Kur Sali Berisha të fitojë zgjedhjet do të ketë një votë të dytë për kryeministrin. Po pse e nisi Sali Berisha këtë rrugë? E nisi këtë rrugë kur i kërkuan ti diktojnë parlamentit të këtij vendi. Por parlamentin se diktojnë kush kurrë sa të jetë një vend i lirë. Duke patur parasysh se ekziston ky problem unë do të pyes qytetarët shqiptarë, kaq. Dhe është zgjidhja më demokratike që mund të ekzistojë.

Peka: A mund ti fitosh zgjedhjet me këtë problem?

Berisha: 100%. As mos e diskuto atë punë. Kalbësirë si Edi Rama, ai rri se nuk ngrihemi ne, por në qoftë se ngrihemi ne në një lëvizje të qëndrueshme absolutisht ai ia mbath si Arben Ahmetaj. Asgjë të fortë nuk ka mbi krimin. Ato që vendosen mbi krimin s’janë kurrë të forta. Ato duken të frikshme, të rrezikshme, dhe janë të rrezikshme, por s’janë të forta. Ato shemben dhe ne do ti shembim.

INTERVISTA E PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco