Abuzimi me fondet e IPARD i njëjtë me skemën e inceneratorëve, janë marrë paratë dhe nuk është ndërtuar gjë

Abuzimi me fondet e IPARD i njëjtë me skemën e inceneratorëve, janë marrë paratë dhe nuk është ndërtuar gjë

20:47, 07/09/2023
A+ Aa A-

Eduard Sharka, kreu i Sindikatës së Fermerëve, i ftuar në edicionin e lajmeve në Syri Tv, foli rreth abuzimit me fondet e BE (IPARD) nga Ministria e Bujqësisë dhe AZBR.

“Në rritjen e standardit të prodhimeve të bulmetit për të krijuar standard sipas BE duheshin mbështetur fermerët e vegjel, asnjë nuk përfitoi nga këto grante. E njëjtë ishte edhe situata për fermerët e serave të vogla.

Këto fonde shkuan te biznese që kërkonin të diversifikonin bizneset e tyre ose të përfitonin grantet. Mjeti për të abuzuar ka qenë, përveç sekserëve, edhe fryrja e faturave, siç kemi dëgjuar dhe do të dalin edhe nga hetimi i OLAF. Në fakt janë dhënë fondet dhe mungon ajo vepra që duhej prodhuar apo krijuar nga këto fonde. Është shumë e ngjashme me inceneratorët si skemë. Kanë dalë plot raste, si rasti i kompanisë që ka inceneratorët që donin edhe ata, kanë marrë ato 300-mijë eurot për të bërë serat. Skema është e njëjtë, fryrja e faturave, kalimi nëpër sekserë dhe shkuara e këtyre fondeve në njerëz e biznese që nuk kishin lidhje as me bujqësinë as me biznesin e përpunimit të produkteve bujqësore.”- u shpreh Sharka.

https://www.youtube.com/watch?v=mPEj_i9r8bg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco