VIDEO/ Nunaj: Qeveria duhet të vendosë një taksë unike prone

20:18, 05/09/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e orës 19.00 në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko për të diskutuar lidhur me shqetësimin që ka ngritur Dhoma Amerikane e Tregtisë mbi projektligjin e propozuar nga qeveria për taksën e pronës ishte ekspertja e ekonomisë, Teuta Nunaj.

Nunaj është shprehur se nëse nuk do të kemi një taksë unike e unifikuar në të gjithë territorin e vendit atëherë do të mund të përballemi me probleme që do të mund të shkojnë deri në korrupsion.  

"Është e rëndësishme të theksohet se sa e rëndësishme është prona të bëhet biznes në Shqipëri, një nga problematikat që ka klima e biznesit është problemi i pronës dhe për shkak të këtij problemi shumë investime nuk janë zhvilluar më tej.

Ndaj në momentin ë të kemi një draft ligj të paketës fiskale sa i përket çështjeve të pronave automatikisht është themeltare që një biznes ta ndje në të gjithë procesin e  zhvillimit të tij. Dhoma Amerikane ngre dy problematike  bazë që e para lidhet me metodologjinë se si do të aplikohet taksa e pronës dhe e dyta në injeksimin në përqindje dhe vlerë të taksës së pronës.

Kjo do të thotë se ne në momentin që vendosim një takse prone që nuk është e unifikuar në të gjithë vendin kjo  do të mbetet në dorën e institucioneve që do ta vendosin taksen e pronës. Ndërsa lihet një takse e unifikuar në të gjithë vendin atëherë shmanget ky lloj informaliteti. Si çdo gjë që kemi të bëjmë më gjëra që interpretohen nga njerëzit automatikisht di të kemi luhatje në çmime.

Në rastin konkret projektligji parashikon që vlera e taksës të përcaktohet në bazë të vlerës së pronës që është reale dhe jo një taksë unike, sepse biznesi paguan taksë tjetër ndërsa shtëpitë taksë tjetër dhe kj ndryshon në varësi të qyteteve  ku në Durrës paguan më pak dhe në Tiranë paguan më shumë por abuzimi krijohet kur do të përcaktohet koificenti."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco