Tritan Shehu: Parashikohet një sezon i vështirë parlamentar

21:29, 03/09/2023
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Tritan Shehu i ftuar në një lihdje me Skype në Syri Tv, në ''Edicionin e Pasdites'' u shpreh se parashikohet një sezon i ri dhe i vështirë parlamentar.

‘Janë një sërë skandalesh dhe padyshim që opozita do të bëjë detyrën e saj duke luftuar duke u përpjekur të kërkojë zbardhjen e problemeve, zbardhjen e të vërtetave, ndëshkimin e fajtorëve’, u shpreh Shehu.

Parashikohet një sezon i vështirë parlamentar i cili realisht është në një situatë të një parlamenti në vështirësi të mëdha, i cili nuk ka respektuar rregulloren e saj, që nuk ka dashur të analizohet dhe të thellohet në skandalet e mëdha të qeverisjes, në problemet e mëdha ekonomike, në shkeljen e ligjit, gabimet e mëdha në politikën e jashtmë të kësaj qeverie.

Ka qenë një parlament që ka shkelur madje dhe rregulloren, duke mos i dhënë opozitës ato hapësira që jep rregullorja, që jep ligji e kushtetuta, pra ka qenë një periudhë e tillë delikate. 

Janë një sërë skandalesh dhe padyshim që opozita do të  bëjë detyrën e saj duke luftuar duke u përpjekur të kërkojë zbardhjen e problemeve, zbardhjen e të vërtetave, ndëshkimin e fajtorëve dhe debatet e tilla që janë të domosdoshme në një parlament që kërkon të nxjerrë të vërtetën në shesh.

Pra, kjo është lufta e vërtetë e opozitës, një luftë e qartë e pa kompromis, një luftë e cila do vazhdojë gjatë gjithë kësaj periudhe nga ky grup parlamentar i cili realisht është një grup solid i madh dhe që ka në përbërjen e tij emra dhe fugura të rëndësishme, personalitete të tjerë të vendosur për të çuar përpara luftën e tyre politike opozitare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco