VIDEO/ Gjoka: Menaxhimi i mbetjeve, qeveria do të hedhë edhe 113 milionë euro për plehrat në Fier dhe Elbasan

22:09, 26/08/2023
A+ Aa A-

E ftuar në edicionin e mesditës në SYRI TV me moderatoren, Armela Ferko ishte gazetarja e BIRN, Blerina Gjoka.

Gjoka është shprehur se në tabelën e projekteve të dy projekteve të reja për inceneratorët u mungon autoriteti përgjegjës, kollona ku duhej shënuar emërtimi i ministrisë përgjegjëse si zbatuese dhe si përfituese e këtyre investimeve  shënohet “e papërcaktuar”.

Një pjesë nga intervista:

Ferko-  Cila është ministria e linjës që po merret me këtë çështje, sipas informacioneve të tua?

Gjoka-Në tabelën e projekteve të dy projekteve në fjalë u mungon autoriteti përgjegjës, kollona ku duhej shënuar emërtimi i ministrisë përgjegjëse si zbatuese dhe si përfituese e këtyre investimeve  shënohet “e papërcaktuar”.

Pra, qeveria pranon se aktualisht asnjë ministri nuk është përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve pasi kjo kompetence ishte e ministrisë së mjedisit dhe turizmit deri para pak vitesh dhe me një VKM kaloi pranë ministrisë së infrastrukturës, ku u zhvendosen dhe gjithë dokumentet e inceneratorëve. Por kjo ministri e ka deleguar përgjegjësinë tek një agjenci në varësi të saj Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve ose AKUM.

Së fundmi kryeministri Rama ka kërkuar që të ngrihet një institucion i ri vetëm për mbetjet, Komiteti Kombëtar i mbetjeve a diçka e ngjashme që të bëhet ombrelle e financimeve të reja që do bëhen në këtë sektor.

Por, çfarë do strukture të ngrejë qeveria sfida do të jetë po e njëjte; a do ketë një strategji të qartë qeveria për meanxhimin e mbetjeve? A do të jetë e aftë të mirëmenaxhojë fondet publike në mënyrë sa me efektive që Shqipëria të pastrohet nga plehrat, jo të shkojnë paratë në xhepat e zyrtareve të lartë dhe biznesmenëve të lidhur me ta, siç po na tregon rasti i 3 kontratave koncensionare për inceneratorët

Paratë janë paguar, sot nuk kemi asnjë prej tyre në funksionim, por kemi vetëm një dyzinë zyrtaresh dytësore dhe disa zyrtarë të lartë nën akuzë për korrupsion, shpërdorim detyre dhe pastrim parash."

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco