Lajmi i fundit

E rëndë në Korçë, motori i babait zë poshtë djalin 2 vjeç

Deklarata e ministrit serb/ Kryeministri Kovaçevski: Vuçiçi do të kërkojë falje personalisht

Deklarata e ministrit serb/ Kryeministri Kovaçevski: Vuçiçi do të kërkojë falje personalisht

09:56, 22/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u takuan në Athinë në konferencën informale për Ballkanin dhe biseduan për deklaratën e ministrit serb të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviç, i cili tha se “Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi i kanë bërë keq Serbisë duke njohur pavarësinë e Kosovës”.

“Sonte kemi biseduar me presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Athinë. Ai më siguroi se si përfaqësues i shtetit serb, popullin maqedonas dhe shtetin maqedonas i konsideron jashtëzakonisht miqësor dhe se nëse ndonjë qytetar maqedonas ofendohet nga ndonjë mesazh nga shteti serb, ai personalisht do të kërkojë falje”, ka njoftuar Kovaçevski në faqen e tij në Facebook.

Më herët ndaj deklaratës ka reaguar shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili ka bërë të ditur se “Maqedonia e Veriut hedh poshtë ndërhyrjet dhe vërejtjet e pahijshme të zyrtarëve fqinj.

“Ne qëndrojmë për stabilitet dhe bashkëpunim rajonal, duke përfshirë Serbinë dhe Kosovën. Presim sqarim nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë”, shton Osmani në postimin në Facebook.

Menjëherë pas kësaj, ministri serb në një përgjigje për Osmanin në rrjetin social X ka shkruar se “përkundër të gjitha raportimeve dashakeqe dhe të pabaza në media, Serbia vepron si një partner i përgjegjshëm, i besueshëm dhe i parashikueshëm i të gjithë fqinjëve tanë dhe për shkak të mbështetjes së Serbisë për integriteti territorial i të gjitha vendeve anëtare të OKB-së është i pakushtëzuar”.  

/Klan Maqedonia

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco