Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ A po e shet Rama Veliajn?

I dëshpëruar që nuk ndodhet në Athinë me liderët e tjerë të rajonit dhe të bënte hokatarin, Rama bën të fortin nga shtëpia, 'kërcënon' Vuçiçin

I dëshpëruar që nuk ndodhet në Athinë me liderët e tjerë të rajonit dhe të bënte hokatarin, Rama bën të fortin nga shtëpia, 'kërcënon' Vuçiçin

18:42, 21/08/2023
A+ Aa A-

Është e rrallë që një kryeministër të reagojë flakë për flakë ndaj një artikulli gazete. Mirëpo kur bëhet fjalë për një kryeministër në hall, siç është Edi Rama sot, asgjë nuk mund të jetë e rrallë.

I mbetur vetëm, i refuzuar të ftohet në takimin me kryeministrat e tjerë të rajonit në darkën e thirrur nga kryeministri grek, Edi Rama bën reagime për artikuj gazetash kinse po rrezikohet Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut dhe mbeti ky do t’u dalë zot duke folur në emër të Europës e NATOS.

Kërkon vëmendje, është i dëshpëruar që humbi mundësinë të ishte në Athinë e të bënte hokatarin me liderët e rajonit dhe Europës siç bën përherë.

Njeriu i cili po rrezikon proceset integruese të vendit të tij duke dhënë urdhëra drejtësisë të burgosin njerëz që i heqin nga duart zoterimin e pronave bregdetare të Himarës, na u shqetësuaka e do mbroka Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut.

Për më tëpër lexoni “kërcënimin” e tij ndaj Republikës që udhëhiqet nga miku i tij i ngushtë, Aleksandër Vuçiç, të cilit nuk ka mundësi t’i bëjë avokatin sonte në takimin e Athinës siç ka bërë herë të tjera në çdo takim ku ka marrë pjesë.

Postimi i plotë:

Kërcënimet kundër stabilitetit dhe integritetit të Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi janë të rrezikshme dhe të papranueshme. Të mos harrojmë se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi janë aleatë të NATO-s plotësisht të përkushtuar ndaj sigurisë dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit. Ne kemi arritur në dekadën e fundit në këtë rajon atë që askush nuk mund ta imagjinonte në dekada të pafundme më parë dhe nuk mund dhe nuk do të lejojmë askënd të na tërheqë prapa në të shkuarën që po e lëmë pas përgjithmonë! Së bashku! Evropa e Madhe është e ardhmja jonë e vetme.

Threats against the stability and integrity of North Macedonia and Montenegro are dangerous and unacceptable. Let's not forget that Albania, North Macedonia and Montenegro are NATO allies fully dedicated to the security and territorial integrity of one another. We have achieved…

— Edi Rama (@ediramaal) August 21, 2023 ">http://

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco