Berisha: Ymer Çorapja shpif sërish, asnjë biznesmen nuk ka paguar ndonjëherë për kujdesin tim shëndetësor

Berisha: Ymer Çorapja shpif sërish, asnjë biznesmen nuk ka paguar ndonjëherë për kujdesin tim shëndetësor

18:13, 18/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me një shkrim të Mero Bazes.

Berisha sqaron se Ymer Çorapja (Mero Baze) ka lëshuar shpifjen e radhës në lidhje me pagesa për shëndetin e tij.

‘Kurrë Agim Zeqo dhe asnjë biznesmen tjetër, shqiptar apo i huaj, nuk ka paguar ndonjëherë një qindarkë të vetme për kujdesin tim shëndetësor në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë’, shkruan kryetari i PD-së, Sali Berisha në reagimin e tij, të shpërndarë në Facebook nga zëdhënësja, Floriana Garo.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Zëdhënësja e Partisë Demokratike sjell komentin që vijon të zotit Berisha:

Sot, shpifësi i paguar Ymer Çorapja, të cilin e kam larguar se më ngjitej si baltë në këpucë për të kaluar mallra pa doganë etj., lëshoi  shpifjen e ulët të rradhës. Sipas tij, biznesmeni Agim Zeqo më paska paguar shpenzime mjekimi në Vjenë.

Lidhur me këtë shpifje të tij amorale, sqaroj se kurrë Agim Zeqo dhe asnjë biznesmen tjetër, shqiptar apo i huaj, nuk ka paguar ndonjëherë një qindarkë të vetme për kujdesin tim shëndetësor në Shqipëri dhe në asnjë vend tjetër në botë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco