SPAK zbardh bashkëpunimin e Beqajt me pronarin e ‘Sterilizimit’, udhëtoi disa herë në Itali e Vjenë

SPAK zbardh bashkëpunimin e Beqajt me pronarin e ‘Sterilizimit’, udhëtoi disa herë në Itali e Vjenë

17:34, 18/08/2023
A+ Aa A-

 

SPAK ka zbuluar bashkëpunimin mes ministrit Ilir Beqaj, i cili është person nën hetim, dhe të arrestuarve për çështjen e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Në dokumente thuhet se janë disa udhëtime ku Beqaj, dhe të arrestuar Klodian Rjepaj dhe Ilir Rrapaj kanë udhëtuar së bashku para dhe pas miratimit të koncesionit.

Janë të paktën 4 raste të evidentuara të daljeve dhe hyrjeve në territorin shqiptar me avion ose me të njëjtën makinë.

Madje pronari i incineratorëve rezulton të ketë lëvizur jashtë Shqipërisë me makinën e zëvendësministrit të shëndetësisë Rjepaj me targën tr4112R.

SPAK saktëson se ai nuk ka pasur asnjë detyrë publike, por po ashtu shton se lëvizte edhe me makinën e ministrit Ilir Beqaj. Përmes këtyre fakteve prokuroria mbështet idenë që palët njiheshin mirë me njëri tjetrin.

Por duket bërë dhe historikun e lindjes së idesë së koncesionit, rezulton se Rrapaj e dinte paraprakisht se çfarë do të ndodhte.

Fillimisht ideja e sterilizimit është hedhur në 2 prill 2014 për bashkëpunim me një universitet italian. Ndërsa në komunikime rezulton se zëvendësministri Rjepaj dërgonte e-maile në emër të kompanisë.

Më tej dy muaj para se Ilir Beqaj të hapte garën për koncesionin është zbuluar një komunikim ku palët dinin thuajse gjithçka për garën. Kështu Rjepaj hapi një kompani në Kosovë.

Ndërsa në 18 dhjetor të vitit 2014 në mbledhjen e kompanisë servizi Italia Spa diskutohet për të marrë pjesë në themelimin e një kompanie të re me kuotë 30 për qind të kapitalit.

Kjo për të marrë pjesën në tender të mundshëm në dhënien e një kontrate 10 vjeçare që do të mbahet në Shqipëri për ofrimin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Megjithatë deri më tani SPAK ka vepruar vetëm me dy të arrestuar duke vijuar hetimet për ish ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. /Oranews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco