Lajmi i fundit

LIVE/ Protestuesit shkulin gardhin tek bashkia, tensione në protestë

Mashtrimi i Ramës/ Berisha: 100 milionëshi ia ka marrë mendtë e kokës

Mashtrimi i Ramës/ Berisha: 100 milionëshi ia ka marrë mendtë e kokës

10:06, 18/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, publikoi një video që tregon se si Edi Rama e mbronte koncesionin e sterilizimit duke mashtruar.

POSTIMI I PLOTË

Kësaj i thonë kur të merr 100 milionëshi mend e kokës.

Miq, ja se si mashtron publikun Edi Rama dhe për të mbrojtur vjedhjen e 100 milionë eurove me muratorin e tij emigrant në aferën e sterilizimit.

Ai del studio televizive me gërshërë dhe pinca të thyera dhe me një krah duke pretenduar se me to operoheshin të sëmurët në maternitetin e Tiranës deri para një jave.

Miq, çdo njeri e din se pinca apo gërshëra me një krah nuk kryejnë dot asnjë funksion dhe nuk mund të përdoren kurrë në një operacion.

Këtë mashtrim publik e bën vetëm Edi Rama, të cilit 100 milionë euro që përlau me muratorin e tij, i kanë verbuar sytë e mendjes dhe marrë mend e kokës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco