Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

SYRI TV/ Zgjedhjet në Kukës, Meta: Do të mbështesim kandidatin e PD

15:30, 16/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta akuzoi qeverinë, se po i zhvat miliona euro qytetarëve shqiptarë, përmes taksimit të pronës. Meta deklaroi se në Kukës, PL do mbështesë kandidatin e zgjedhur nga PD, ndërsa komentoi edhe çështjen Beleri

SYRI TV

Kryetari I partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kundërshtuar  vendimin e qeverisë për taksimin e pronave, duke  cilësuar si një politikë që zhvat miliona euro nga familjet shqiptare. Në një konferencë për media, Meta se e vetmja politikë e qeverisë Rama, është  taksimi i vazhdueshëm i qytetarëve. 

Meta komentoi edhe aktualitetin politik, duke thënë se partia e lirisë, do të mbështesë, në zgjedhjet e pjejshme, të bashkisë së Kukësit, Kandidatin që do të zgjedhë Partia Demokratike. 

I pyetur nga gazetarët, për protestën në Himarë, dhe çështjen ‘Beleri’, Meta deklaroi se kryebashkiaku i Himarës është një i burgosur politik, me urdhër të qeverisë.

Kreu i Partisë së Lirisë, paralajmëroi intensifikim të aksionit opozitar me nisjen e sezonit të ri politik. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco