'Franca, Italia do të ishin djegur, po në 'parajsën' e Ramës askush nuk protestoi'

'Franca, Italia do të ishin djegur, po në 'parajsën' e Ramës askush nuk protestoi'

14:31, 14/08/2023
A+ Aa A-

Shënim nga Edi Paloka

Brenda pak ditëve, Rama e dyfishoi taksën për pronat, vendosi dhe një taksë të re që e quajti “sigurim i detyrueshëm nga tërmetet”… ndërkohë çmimet në treg në më pak se një muaj janë rritur disa herë.

Franca, Italia, Greqia…do të ishin djegur. Po këtu në parajsën e Ramës askush nuk u ndje! Askush nuk protestoi! Të gjithë në plazh me bukë e domate me vete! Sigurisht që “fajin” e ka opozita që nuk thërret protesta!

Po kur opozita i thërret protestat, prapë “nuk dalim se protesta është e politizuar” ose gjoja nuk na pëlqejnë ata që drejtojnë protestën!

Pastaj kur vijnë zgjedhjet, votën e shesin po te Rama edhe më lirë se më parë që Rama të vazhdojë t’i shkelë, t’i varfërojë e t’i poshtërojë edhe më shumë!

Po, “fajin” e ka opozita, populli nuk ka faj kurrë!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco