SYRI TV/ Udhëtimi me helikopter/ Dashuria e Ramës për çiftin Blair nuk kursen milionat e taksapaguesve

13:14, 14/08/2023
A+ Aa A-

Ish-kryeministri britanik Tony Blair udhëtoi me helikopterin e forcave ushtarake shqiptare drejt Himarës ku u prit nga miku i tij, Edi Rama. Kjo nuk është hera e parë që Rama vendos në dispozicion të mikut të tij mjetin fluturues të Forcave të Armatosura, ndër të vetmit në gjendje pune, i cili duhet të qëndrojë në gatishmëri për emergjenca civile. Qeveria e Ramës tregohet gjithashtu dorëlëshuar në shpenzime edhe për studion ligjore të bashkëshortes së Tony Blair, e cila ka përfituar rreth 1 milion euro

SYRI TV

Ish-kryeministri britanik Tony Bler, i shndërruar në një lobist për interesat e qeverisë së Edi Ramës, udhëtoi sërish këtë fundjavë me helikopterin e forcave ushtarake shqiptare për të takuar kryeministrin Edi Rama në rezidencën qeveritare në Dhërmi.

Kjo nuk është hera e parë që Rama vendos në dispozicion të mikut të tij mjetin fluturues të Forcave të Armatosura, ndër të vetmit në gjendje pune, i cili duhet të qëndrojë në gatishmëri për emergjenca civile.

Kur bëhet fjalë për Tony Blair-in dhe bashkëshorten e tij, Cherie Blair, kryeministri shqiptar tregohet i pakursyer në shpenzimet publike.

Ngritja e helikopterit ushtarak ka një kosto shumë më të lartë se sa udhëtimi i Blair në rrugë tokësore nga Tirana apo Korfuzi drejt Dhërmiut. Por, për Ramën nuk është aspak problem që të kryejë shpenzime të larta për mikun e tij.

Qeveria e Ramës tregohet gjithashtu dorëlëshuar në shpenzime edhe për studion ligjore të bashkëshortes së Tony Blair, Cherie.

Në periudhën 2022-2023, studio “Omnia Strategy” e Cherie Bler ka përfituar mbi 1 milionë euro nga qeveria shqiptare.

Rama e angazhoi zyrën e Cherie Bler në çështjen e arbitrazhit me biznesmenin italian, Francesco Becchetti.

Në përfundim të atij procesi gjyqësor, qeveria shqiptare u gjobit me 110 milionë euro. Zyra e Cherie Blair dështoi me sukses, së bashku me Edi Ramën, përballë Beçhetti-t.

Megjithatë, pavarësisht dështimit, “Omnia Strategy” e Cherie Blair arkëtoi 107 milionë lekë të reja ose rreth 1 milionë euro.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco