Rama nuk e ndan avionin privat, kurse kryeministrja italiane niset për Shqipëri me traget linje

Rama nuk e ndan avionin privat, kurse kryeministrja italiane niset për Shqipëri me traget linje

12:36, 14/08/2023
A+ Aa A-

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është nisur për në Shqipëri.

Sipas gazetës ‘Corriere della Sera’ ajo po udhëton me një traget të linjës nga Brindizi.

Gazeta thekson se Meloni po viziton Shqipërinë me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Mendohet se bashkë me të po udhëton edhe familja e saj, së bashku me motrën dhe bashkëshortin e saj.

Ky udhëtim është në kontrast të thellë me lëvizjet e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, që përdor avionin e tij privat për çdo udhëtim.

Ndërkohë, për miqtë që i vijnë në Shqipëri, si në rastin e Tony Blair, ai vendos në dispozicion helikopterët ushtarakë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco