Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

VIDEO/ Berisha: Krahasimi i turistëve italianë me eksodin shqiptar në 1991 është një skandal ndërkombëtar

22:48, 11/08/2023
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar krahasimin e fotos të eksodit 'biblik' të shqiptarëve në gusht 1991 nga, Rama me turistët italian që vijnë në Shqipëri si një skandal ndërkombëtar .

Berisha është shprehur se ky krahasim skandaloz zgjoi me të drejtë për tre ditë me rradhë reagime të shumta në mediat, por edhe në politikën Italiane

Postimi:

Kësaj i thonë kur fluturon me mullar mbrapa.

Ka njerëz që nuk mësojnë kurrë!

Miq, Edi Rama sikur të ishte një UFO dhe jo një tokësor, krijoi këto ditë skandalin ndëkombëtar të rradhës. Ai duke krahasuar të pakrahasueshmet, publikoi me krenari në llogarinë e tij facebook dhe mediat e tij, një meme me foton e eksodit biblik të gushtit 1991. Së bashku me një foto të një trageti me turistë italianë që vijnë këtë verë për pushime në Shqipëri dhe kjo me nënkuptimin keqdashës se -ja ku kemi arritur ne tani dhe ku jeni katandisur ju italianët. Pa çka se shqiptarët në vitin 1991 po largoheshin nga Shqipëria si njerëzit më të rraskapitur të planetit nga diktatura hoxhiste, kurse Italanët në traditën më fisnike të njeriut po vinin për të kaluar disa ditë pushime në vendin fqinj. Ky krahasim skandaloz zgjoi me të drejtë për tre ditë me rradhë reagime të shumta në mediat, por edhe në politikën Italiane. Sot ministri i Bujqësisë të Italisë, Francesco Lollobrigida reagoi ndaj krahasimit qesharak dhe skandaloz të Edi Ramës me një deklaratë para mediave: ai ( Rama shen i imi) e di mirë që ka kaq shumë për të mësuar nga Italia, ne kemi kaq shumë për t’i mësuar, por të gjithë duhet të qëndrojnë në gamën e cilësisë që i takon atij dhe Italisë dhe Pulias.

Të dashur miq, problemi nuk është kaq i thjeshtë sepse ka njerëz si Rama që nuk mesojnë kurrë dhe janë të gatshëm ne çdo rast për skandale apo të themi shqip të fluturojnë me mullar mbrapa.

“Oferta puliane më cilësore”/ Postimi i Ramës shkaktoi reagime, ministri italian i Bujqësisë i përgjigjet kryeministrit shqiptar: Keni shumë për të mësuar”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco